DYLON

Ministri në detyrë i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së, takuan pjesëtarët që kanë përfunduar Kursin Kualifikues për Forcat Speciale

Ministri në detyrë i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së, takuan pjesëtarët që kanë përfunduar Kursin Kualifikues për Forcat Speciale
Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, fillimisht përgëzuan pjesëtarët e FSK-së për përfundimin me sukses të një prej kurseve më sfiduese që zhvillohen në kuadër të forcës. Për më tepër, Ministri në detyrë Maqedonci vlerësoi përkushtimin e pjesëmarrësve dhe rëndësinë e kursit për ngritjen profesionale të pjesëtarëve tonë, ndërsa Gjeneral Jashari theksoi rolin e organizimit të këtij trajnimi në rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Gjatë kursit, kursantët demonstruan disiplinë dhe profesionalizëm të lartë, duke kaluar me sukses fazat intensive dhe komplekse të trajnimit sfidues për operacionet e grupeve elitare.

EkoHigjiena

Në fund të takimit, udhëheqësit uruan pjesëmarrësit për suksesin e arritur, duke e cilësuar si dëshmi të aftësive dhe përgatitjes së pjesëtarëve të FSK-së në një nivel të lartë. Gjithashtu ata potencuan edhe një herë rëndësinë e shpërndarjes së përvojës së fituar me njësitë e tyre dhe avancimin e aftësive në trajnime të këtij niveli, me qëllim të forcimit të kapaciteteve profesionale të forcës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.