DYLON

Ministri Mustafa u takua me Baroneshën Catherine Ashton

Ministri Mustafa u takua me Baroneshën Catherine Ashton
Avatar photo Redaksia

Në takimin e zhvilluar në Londër, ministri i MPB-së, Ekrem Mustafa dhe Baronesha Catherine Ashton, ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit më të thellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në disa fusha të sigurisë.

Dy vendet tona siç u potencua në takim janë vende mike ngushtë të lidhura me njëra-tjetrën andaj nuk ka asnjë pengesë që bashkëpunimi të zgjerohet.

Gjatë takimit, ministri Mustafa iu falënderua znj. Ashton për angazhimin e saj për Kosovën, si dhe u shpalosën modalitete të veprimit në të ardhmen.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.