DYLON

Ministri Mustafa takon ambasadoren e Kroacisë

Ministri Mustafa takon ambasadoren e Kroacisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanovic.

Ministri Mustafa e njoftoi ambasadoren Kapitanovic për prioritet e ministrisë në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nevojën që bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet. Në këtë takim gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kroacisë në fushën e forenzikës.

EkoHigjiena

Ambasadorja Kapitanovic theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.