DYLON

Ministri Mustafa priti në takim njoftues ambasadorin e Austrisë

Ministri Mustafa priti në takim njoftues ambasadorin e Austrisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti sot në takim njoftues ambasadorin e Austrisë,  Gernot Pfandler.

Gjatë takimit ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB. Ai tha se janë duke punuar në rritjen e sigurisë në Kosovë, sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.

Ndërsa ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.

EkoHigjiena

Në fund të takimit ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen që ka dhënë Republika e Austrisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.