DYLON

Ministri Mustafa po merr pjesë në forumin rajonal i cili po mbahet në Sofje

Ministri Mustafa po merr pjesë në forumin rajonal i cili po mbahet në Sofje
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa , me ftesë të Ministrit të Brendshëm Bullgar, z. Mladen Marinov, po merr pjesë në punimet e “Forumit Rajonal të Ministrive të Brendshme për kundërveprim ndaj korrupsionit të brendshëm”, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Qëllimi kryesor i Forumit është zgjerimi i bashkëpunimit operacional në kundërveprim ndaj korrupsionit të brendshëm, si dhe diskutimi i mundësive për më shumë aktivitete të përbashkëta në nivel rajonal sa i përket këtij bashkëpunimi.

Me iniciativën e Bullgarisë, në vitin 2016 u krijua një rrjet për bashkëpunim të zgjeruar rajonal të njësive të sigurisë së brendshme (NERCISU) me pjesëmarrjen e njësive përkatëse të Ministrive të Punëve të Brendshme të disa vendeve ballkanike. Rrjeti funksionon si një platformë për bashkëpunim aktiv rajonal operacional me linjën 24/7 për koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit dhe inteligjencës.

EkoHigjiena

Me këtë rast ministri Mustafa, në diskutimin e tij ofroi bashkëpunimin e plotë të MPB-së së Republikës së Kosovës dhe të gjitha agjencive nën autoritetin e saj, përfshirë edhe Policinë e Kosovës. Ministri Mustafa i bëri thirrje kolegëve të tij nga vendet e tjera të rajonit, të lënë mënjanë çfarëdo kundërshtimi që mund të ekzistojë ndërmjet si rezultat i qëndrimeve politike dhe pikëpamjeve të ndryshme.

“Duke bashkëpunuar në fushën e sigurisë, ne do të jemi më afër njëri tjetrit edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike ende të pranishme në Evropën Juglindore”, theksoi ministri Mustafa.

Ai mori shembull marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë, si një frymëzim për bashkëpunim e mundshëm kudo.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.