DYLON

Ministri Mustafa ka marrë pjesë në Forumin e ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të BE- Ballkani Perëndimor

Ministri Mustafa ka marrë pjesë në Forumin e ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të BE- Ballkani Perëndimor
Avatar photo Redaksia

Në Shkup është mbajtur “Forumi i ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor”, në kuadër të kryesimit të Finlandës me Këshillin e BE-së.

Në këtë Forum, ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa para të pranishmëve ka biseduar për temat si: migracioni, terrorizmi dhe krimi i organizuar.

Me këtë rast, ministri Mustafa tha se menaxhimi i flukseve të migrantëve, luftimi i kontrabandimit me migrant dhe menaxhimi i integruar i kufirit është prioritet kryesor por edhe të në njëjtën kohë edhe sfidë kryesore.

EkoHigjiena

“Ndryshimi i rrugëve të lëvizjeve migratore e cila ka ndikuar në rritjen e numrit të migrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor është reflektuar edhe në Kosovë. Gjatë këtij viti janë 1 mijë e 600 migrantë që kanë hyrë në territorin e Kosovës apo 300 për qind më shumë se vitin e kaluar”, tha ministri Mustafa.

Ai bëri të ditur se deri më tani Kosova ka pasur kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e të gjithë migrantëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kryerjen e procedurave të nevojshme.

Sa i përket çështjes së terrorizmit, ministri Ekrem Mustafa tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të forcojë bashkëpunimin me të gjitha shtetet e rajonit pa dallim dhe të kontribuojë në përpjekjet e rajonit, Bashkimit Evropian dhe Aleancës Globale kundër ISIS në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

“Ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi vazhdojnë të mbesin një nga kërcënimet kryesore të sigurisë vendore dhe globale. Reagimi efikas ndaj terrorizmit kërkon përfshirjen e të gjitha shteteve, agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, shoqërisë civile por edhe qytetarëve”, tha ministri Mustafa.

Ndërkaq, për temën e tretë, krimin e organizuar ai tha se një nga prioritet kryesore për vitin 2020 është ngritja e kapaciteteve për zbatimin sa më efektiv të ligjeve të reja por edhe në forcimi e konceptit të policimit të udhëhequr nga inteligjenca, hetimeve të integruara financiare dhe luftimin e shpëlarjes së parave.

Gjithashtu, në këtë forum kanë marrë pjesë Komisioneri Dimitris Avramopoulos, ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe disa agjenci të BE-së si: EUROPOL, EUROJUST, FRONTEX, EMCDDA dhe EASO.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.