DYLON

Ministri Mehaj vizitoi pjesëtarët e FSK-së në Babaj të Bokës

Ministri Mehaj vizitoi pjesëtarët e FSK-së në Babaj të Bokës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar kampin e FSK-së në Babaj të Bokës të komunës së Gjakovës, ku po mbahet ushtrimi fushor “Iron Support”. Me këtë rast, është duke u bërë testimi i kapaciteteve të kompanisë mbështetëse të Regjimentit të parë të Këmbësorisë për “Defender 2023”.

Ministri Mehaj ka parë për së afërmi rrjedhën e këtij ushtrimi fushor, furnizimet, vështirësitë dhe kushtet e përgjithshme të qëndrimit në natyrë.

EkoHigjiena

Ai vlerësoi lart angazhimin, vullnetin dhe profesionalizmin e ushtarakëve në realizimin e detyrave në këtë ushtrim fushor, ku po marrin pjesë 122 pjesëtarë me 35 automjete.

Ushtrimi fushor “Iron Support” ka filluar në Gjilan, më datë 26 prill, kurse prej datës 4 deri më 10 maj është faza e ekzekutimit. Me këtë rast po demonstrohen aftësitë e mbështetjes logjistike si: furnizim, transport, si dhe aftësitë e mirëmbajtjes.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.