DYLON

Ministri Mehaj udhëtoi për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Ministri Mehaj udhëtoi për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar
Avatar photo Redaksia

Me ftesë zyrtare, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj udhëtoi për vizitë treditore në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Mehaj do të pritet nga Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Baronesha Goldie DL, me të cilën do të nënshkruaj Memorandumin e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes.

EkoHigjiena

Gjithashtu, Ministri Mehaj do të pritet nga autoritete më të larta në Drejtorinë e Politikave të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik.

Pastaj do të vizitoj edhe Qendrën e Luftërave Tokësore, Qendrën e Trajnimit Taktik të Komandës dhe Shtabit, Shkollën e Armëve të Specializuara, Divizionin e Zbulimit dhe Taktikave, Qendrën e Koleksionit të Armëve të Këmbësorisë, ndër të cilat përveç takimeve me autoritetet udhëheqëse do të takoj edhe kadetët dhe oficerët tanë që janë aktualisht duke u trajnuar në këto qendra.

Përkundër agjendës së ngjeshur, Ministri Mehaj do të takoj edhe përfaqësuesit e diasporës sonë dhe stafit diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar.

Vizita e Ministri Mehaj në Mbretërinë e Bashkuar, është shumë e rëndësishme në procesin e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së dhe dëshmon fuqishëm partneritetin shumë të fortë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar që do të intensifikohet edhe më shumë me Memorandumin e ri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.