DYLON

Ministri Mehaj u prit në takim nga Ministri i Mbrojtjes i Republikë së Italisë, Guido Crosetto

Ministri Mehaj u prit në takim nga Ministri i Mbrojtjes i Republikë së Italisë, Guido Crosetto
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali, u prit me nderime ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes i Republikë së Italisë, Guido Crosetto.  Gjithashtu, në këtë vizite ishin edhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasimi dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në këtë takim, Ministri Mehaj dhe homologu i tij italian, diskutuan rreth bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, edukimit dhe trajnimit të ushtarakëve të FSK-së në fusha specialistike, forca speciale, aviacion e mjekësi.

EkoHigjiena

Gjithashtu, Ministri Mehaj shprehu edhe njëherë gatishmërinë në ofrimin e trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit urban, deminimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.

Përveç të tjerash, në këtë takim u bisedua dhe për situatën aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë dhe rëndësinë e unitetit për mbështetjen e ukrainasve në luftën kundër agresorit rus.

Në këtë aspekt, Ministri Mehaj bëri të ditur se Kosova mbanë qëndrim të qartë kundër politikave ruse dhe në vazhdimësi, si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ai theksoi se vendi jonë është duke ofruar gjithçka që është e mundshme, brenda kapaciteteve tona, duke përfshirë pranimin e refugjatëve si dhe integrimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë dhe po ashtu ofrimin e trajnimeve me instruktorë specialistë të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit.

Në fund të këtij takimi, Ministri Mehaj falënderoi Ministrin Crosetto për mbështetjen e deritanishme ofruar nga shtetit italian, duke u zotuar për vazhdim të thellimit të këtij bashkëpunimi, që është në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të gjithmbarshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.