DYLON

Ministri Mehaj të premten pret në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic

Ministri Mehaj të premten pret në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të premten, më 17 dhjetor, duke filluar nga ora 9:00, do të presë në vizitë zyrtare delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Mario Banozic.

Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.

EkoHigjiena

Pas këtyre takimeve,  do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë dhe pastaj do të ketë adresim për media. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.