DYLON

Ministri Mehaj realizon takime të rëndësishme në selinë e NATO-s në Bruksel

Ministri Mehaj realizon takime të rëndësishme në selinë e NATO-s në Bruksel
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, u.d. i shefit të Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, kolonel Ejup Maqedonci dhe shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Hasan Hoxha, realizoi takime të rëndësishme në selinë e NATO-s në Bruksel.

Është me rëndësi të theksohet se vizita përkatëse e Ministrit Mehaj është vizita e parë e një ministri të mbrojtjes nga Kosova në këtë nivel përfaqësimi dhe përmbajtje.

EkoHigjiena

Aktivitetet në selinë e NATO-s filluan me takimin me zv.Ndihmës Sekretare e Përgjithshme për Operacionet të NATO-s, Burcu San, ku u diskutua për tema të shumta që ndërlidhen me sigurinë, sfidat, arritjet dhe mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n.

Takimi i dytë u realizua me ambasadorët e vendeve të Quint-it në NATO, ndërsa takimi qendror u realizua në sallën e konferencave të NATO-s, ku fillimisht, Ministri Mehaj prezantoi dhe informoi ambasadorët e 28 vendeve të NATO-s, për situatën e sigurisë në botë dhe impaktin në Ballkanin Perëndimor, pastaj për objektivat e tij për zhvillimin e Forcës, bashkëpunimin ndërkombëtar bilateral dhe multilateral, bashkëpunimin me NALT dhe KFOR, si dhe rrugën përpara në aspektin e bashkëpunimit me NATO-n.

Më pas, ambasadorë nga vende të ndryshme në adresimet e tyre vlerësuan shumë lart procesin e zhvillimit të FSK-së, angazhimin e saj në operacione ndërkombëtare, përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes për bashkëpunimin rreth menaxhimit të situatës me refugjatët afganë, si dhe dedikimin e Kosovës për përpjekjen e përbashkët të aleatëve dhe partnerëve pas agresionit rus në Ukrainë.

Në fund, Ministri Mehaj dhe delegacioni nga Kosova, zhvilloi një takim të frytshëm me zv. Kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjenerallejtënant Lance Landrum, me të cilin ndanë vizionin për zhvillimin e FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s, angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe rritjen e bashkëpunimit me NALT dhe KFOR.

Në mes tjerash, me Gjeneral Landrum u diskutua për rëndësinë që ka pjesëmarrja e FSK-së në stërvitjen “Defender Europe ‘23” si dhe statusit të Republikës së Kosovës, ndër vendet pritëse të kësaj stërvitjeje.

Nikoqir i delegacionit të Kosovës në selinë e NATO-s ishte ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në NATO, David Quarrey, i cili vlerësoi shumë lartë progresin e FSK-së në të gjitha fushat. Ambasadori Quarrey dhe stafi i tij shoqëruan dhe mbështeten delegacionin e Kosovës në të gjitha aktivitetet e zhvilluara në selinë e NATO-s.

Në të gjitha takimet, nga të gjithë pjesëmarrësit, u theksua nevoja e shpeshtimit të takimeve të tilla me qëllim të mbështetjes së Kosovës në rrugën e integrimit në strukturat euro-atlantike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.