DYLON

Ministri Mehaj priti Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais

Ministri Mehaj priti Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais
Avatar photo Redaksia

Në ciklin e vizitave të përfaqësuesëve diplomatik, ministri Mehaj ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Pasi pranoi urimet, ministri Mehaj, njoftoi z. Servais me zhvillimet aktuale në Ministri dhe qëllimet e tij strategjike në të ardhmen. Ai në vazhdim shprehu interesimin për avancimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe synimit për anëtarësim në NATO.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, z. Servais, vlerësoi lart të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe qëllimet strategjike të ministrit Mehaj, duke shprehur angazhimin e tij në të ardhmen për të mbështetur në realizimin e objektivave të tij.

Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen kontaktet në funksion të thellimit të bashkëpunimit  bilateral në fushat e interesit të përbashkët në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.