DYLON

Ministri Mehaj priti në vizitë komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici

Ministri Mehaj priti në vizitë komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Inspektori i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari priti sot në vizitë komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici.

Në fillim, gjeneral Federici uroi për marrjen e detyrës ministrin Mehaj duke shprehur vullnetin e plotë për bashkëpunim të ngushtë. Ai shprehu vlerësimin e tij të lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, profesionalizmin e dëshmuar si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në shumë fusha në mes të KFOR-it dhe FSK-së.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu falënderimin për vizitën si dhe mirënjohjen e për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit po edhe në sigurinë rajonale. Ministri Mehaj siguroi gjeneralin Federici se Ministria e Mbrojtjes do të jetë bartëse e politikave bashkëkohore të mbrojtjes mbi bazën e konceptit të integrimit në NATO. Ndër të tjera, ministri Mehaj theksoi se FSK do të vazhdojë avancimin në aftësi dhe kapacitete operacionale të nevojshme për përmbushjen e misionit dhe mandatit të saj.

Në fund të dy u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.