DYLON

Ministri Mehaj priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu

Ministri Mehaj priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti për herë të parë në takim ambasadorin e  Republikës së Italisë në Kosovë, Antonello De Riu të cilit i uroi detyrën e re.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Kosovës dhe Republika e Italisë historikisht kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe se këto marrëdhënie duhet të rriten dhe thellohen edhe më tej në të gjitha fushat duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen në zhvillimin e gjithanshme të Republikës së Italisë ndaj vendit tonë, si dhe të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Të dy u pajtuam që të rrisin dhe thellojnë edhe më tej bashkëpunimin bilateral në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve tona në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.