DYLON

Ministri Mehaj priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ferenc Kajári

Ministri Mehaj priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ferenc Kajári
Avatar photo Redaksia

Me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ritheksoi Gjeneral Kajárit, mirënjohjen për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit të tij të madh edhe në sigurinë rajonale.

Nga ana e tij, Gjeneral Kajári shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së.

EkoHigjiena

Ndër të tjera, të dy shprehën gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në funksion të sigurisë dhe stabilitetit vendor, si dhe ati rajonal e më gjerë.

Në fund, gjithashtu ata u pajtuan për vazhdimin e kontakteve si çdoherë, si dhe koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët, në kuadër të roleve dhe përgjegjësive tona institucionale, në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.