DYLON

Ministri Mehaj priti në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral brigade Stephen Osborn

Ministri Mehaj priti në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral brigade Stephen Osborn
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Siguri në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli dhe shefi i Kabinetit të Ministrit, Hasan Hoxha, ka pritur në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral brigade Stephen Osborn, i cili ka ardhur për vizitë në Kosovë.

Fillimisht, Ministri Mehaj i uroi mirëseardhje Gjeneralit Osborn dhe e njoftoi lidhur me situatën e sigurisë në vend, zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave  strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë, me theks të veçantë në Planin Gjithëpërfshirës së Tranzicionit të FSK-së, ecurinë e përgatitjeve për ushtrimin  shumëkombësh të “Defender Europe ‘23”, plotësim-ndryshimet në legjislacion të MM-së, etj.

EkoHigjiena

Në këtë takim, Ministri Mehaj dhe Gjenerali Osborne theksuan se janë të përkushtuar për thellimin e partneritetit nga i cili përfitojnë të dy vendet.

Nga ana e tij, Gjeneral Osborne theksoi se partneriteti me Iowa-n do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm dhe se gjithashtu do të vazhdojë mbështetja këshilluese në implementimin e planit dhjetëvjeçar të FSK-së, ashtu që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë ushtri profesionale e ndërveprueshme me ushtritë e shteteve të NATO-s, e aftë për të ruajtur paqen në vend, rajon dhe më gjerë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.