DYLON

Ministri Mehaj priti në takim Gjeneralin Wesley Clark

Ministri Mehaj priti në takim Gjeneralin Wesley Clark
Avatar photo Redaksia

“Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti në takim Ish-komandantin suprem të NATO-s, gjeneralin me katër yje, Wesley Clark, njëherit heroin tonë kombëtar , i cili udhëhoqi operacionin ushtarak të NATO-s kundër forcave kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999”, thuhet në komunikatën e Ministrisë e Mbrojtjes së Kosovës.

Ky takim është në vazhdën e komunikimeve të rregullta të Ministrit Mehaj me Gjeneral Clark, me rëndësi shumë të madhe në rrugëtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së drejtë realizimit të synimeve strategjike.

EkoHigjiena

Gjithashtu të dy, përveç temave në kontinuitet, diskutuan edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik dhe ndikimin në mjedisin e sigurisë në rajonin tonë.

Ministri Mehaj në deklaratën e tij theksoi se Gjeneral Clark, përveç personalitetit të tij madhështor në mendjet dhe zemrat tona, mbetet udhërrëfyesi ynë më i qartë në procesin e zhvillimit dhe realizimit të synimeve tona strategjike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.