DYLON

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, Denion Meidani

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, Denion Meidani
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim drejtorin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, Denion Meidani, i cili shoqërohej nga zyrtarë të delegacionit, Ermal Januri dhe Fatlinda Smaliaj.

Me këtë rast, u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe rajon si dhe për tendencat e mundshme të individëve apo grupeve me sjellje radikale të cilët ndikojnë negativisht në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.

EkoHigjiena

Në mes tjerash, në këtë takim u tha se parandalimi më i mirë i këtyre dukurive devijuese në shoqëri, është përmes edukimit dhe promovimit të paqes dhe bashkëjetesës mes të gjitha komuniteteve, duke respektuar të drejtat e secilit. Gjithashtu, të dy palët u theksuan se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm për të treguar sukses në parandalim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.