DYLON

Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e vendeve partnere, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Një ndër temat e interesit të përbashkët që u diskutuan në këtë takim në mes të ministrit Mehaj dhe ambasadorit Abbot ishte lidhur me veprimet e nevojshme për realizimin e planit të përbashkët në fushën e mbrojtjes,  në kuadër të partneritetit të fuqishëm në mes dy vendeve dhe ministrive tona të mbrojtjes.

EkoHigjiena

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe lidhur me situatën aktuale të sigurisë ku të dy u pajtuan se interes i rajonit është paqja, siguria dhe stabiliteti i qëndrueshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.