DYLON

Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin britanik, Nicholas Abbot

Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin britanik, Nicholas Abbot
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot.

Me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi Ambasadorin Abbot për përkrahjen e deritanishme të dhënë për Republikën e Kosovës dhe në veçanti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

EkoHigjiena

Më tej, në këtë takim u diskutua lidhur me projektet e përbashkëta që kanë të dy vendet, në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu, temë e këtij takimi ishte edhe zhvillimet aktuale të sigurisë në regjion dhe më gjerë, të reflektuara nga agresioni ushtarak i Rusisë mbi Ukrainën.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për intensifikimin e angazhimit në të ardhmen me qëllim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.