DYLON

Ministri Mehaj priti në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes

Ministri Mehaj priti në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitave të përfaqësueseve të korit diplomatik të akredituar në vendin tonë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes.

Në fillim, ministri Mehaj shprehu solidaritetin e tij me Luksemburgun pas përmbytjeve të fundit si dhe gatishmërinë për mbështetje me kapacitetet e saj. Ai, gjithashtu, shprehu mirënjohjen për përkrahjen e deritanishme të Luksemburgut në Kosovë, në projekte të fushave të ndryshme duke e njoftuar edhe me zhvillimet dhe të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe qëllimet dhe objektivat e tij për të ardhmen.

EkoHigjiena

Nga ana e saj, ambasadorja Gomes, falënderoi ministrin Mehaj për gatishmërinë e treguar duke e  vlerësuar shumë lartë vullnetin e tij për mbështetje në këtë situatë të vështirë. Ajo, gjithashtu, shprehu gatishmërinë e Luksemburgut që të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën me synimin pēr përforcimin e partneritetit midis dy shteteve edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në fund të dy u pajtuan për bashkëpunim bilateral në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.