DYLON

Ministri Mehaj priti Kryeshefin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha

Ministri Mehaj priti Kryeshefin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti Kryeshefin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha me delegacionin e tij.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi për së afërmi me procesin dhe përmbajtjen e pyetësorëve që do të aplikohen në Regjistrimin e Popullsisë në Kosovë.

EkoHigjiena

këtë takim, Ministri Mehaj vlerësoi lart nevojën për regjistrim të popullsisë si plan me interes të veçantë kombëtar ku do të regjistrohet popullsia rezidente dhe ajo jorezidente e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës në fund të muajit shtator 2022 ka caktuar datën e regjistrimit të popullsisë dhe grumbullimin e të dhënave në terren i cili do të realizohet nga data 1 shtator deri më 16 tetor të vitit 2023.

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) në planin e saj të diskutimeve do të konsultohet me shfrytëzuesit e të dhënave për të marrë komentet dhe sugjerimet e ndryshme nga institucionet dhe individët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.