DYLON

Ministri Mehaj prit me nderime të larta ushtarake ministrin e Mbrotjes të Letonisë, Artis Pabriks

Ministri Mehaj prit me nderime të larta ushtarake ministrin e Mbrotjes të Letonisë, Artis Pabriks
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti me nderime të larta ushtarake homologun e tij nga Letonia, ministrin Artis Pabriks. Duke i uruar mirëseardhje ministrit Pabriks dhe delegacionit të tij, ministri Mehaj shprehi falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për kontributin e shtetit dhe kombit letonez për sigurinë e Republikës së Kosovës me kontingjentin e saj në kuadër të KFOR-it.

Në takimin mes dy ministrave u diskutua për çështjet e interesit të përbashkët të të dyja vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ata u dakorduan që ky bashkëpunim të intensifikohet dhe konkretizohet me plane të qarta të aktiviteteve të përbashkëta.

EkoHigjiena

“Për ne që jemi në fazën e zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale, përvoja e Republikës së Letonisë, si vend anëtar i NATO-s është shumë e rëndësishme. Bashkëpunimi ynë do të shtrihet në fusha të ndryshme, por me fokus do të jenë ofrimi i përvojës së Letonisë në procesin e anëtarësimit në NATO, operacioneve paqeruajtëse, si dhe shkëmbimi i përvojave në fushat specialistike mes dy forcave”, tha ministri Mehaj.

Nga ana e tij, përveç tjerash, ministri Pabriks, theksoi vullnetin e tij dhe qeverisë letoneze për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe ofrimin e kontributit nga kapacitetet e tyre në realizimin e synimeve strategjike të Republikës së Kosovës dhe qeverisë së saj për anëtarësim në NATO dhe BE, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Në fund të këtij takimi, të dy ministrat u pajtuan që ekipet e të dyja vendeve në nivel të ekspertëve të angazhohen intenzivisht për Marrëveshjen e re bilaterale, për zhvillim e kapaciteteve të ndërsjella në funskion dhe shërbim të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.