DYLON

Ministri Mehaj po qëndron në vizitë zyrtare në Bangladesh

Ministri Mehaj po qëndron në vizitë zyrtare në Bangladesh
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës në MM, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Bangladesh, ku fillimisht u prit nga gjenerallejtënant Waker-uz-Zaman dhe Sekretari Ministrisë së Jashtme të Bangladeshit për çështje detare, Rear Admiral Md. Khurshed Alam.

Më pas, vizita e Ministrit Mehaj ka vazhduar në shtëpinë muze të atit të kombit të Bangladeshit, Sheikh Mujibur Rahman.

EkoHigjiena

Gjatë këtyre ditëve Ministri Mehaj, me delegacion, do të realizojnë takime me autoritete të larta qeveritare të Bangladeshit, me fokus të veçantë atë nga fusha e mbrojtjes.  “Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona si partnerë të barabartë do të jetë prioritet i yni”, ka theksuar Ministri Mehaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.