• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. Ministri Mehaj përcjellë nga afër aktivitetet trajnuese të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë
Nacionale

Ministri Mehaj përcjellë nga afër aktivitetet trajnuese të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë

by Redaksia 2LONLINE 22 Prill, 2021 3 min read
 Ministri Mehaj përcjellë nga afër aktivitetet trajnuese të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë

Në vazhdën e vizitave në njësitë e FSK-së, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj vizitoi sot Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore, me qëllim të informimit nga afër me të arriturat, zhvillimet, aktivitetet dhe sfidat e saj.

Në kazermën “Minatori” në Mitrovicë, ministrin Mehaj, i shoqëruar nga zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, e priti zëvendëskomandanti i Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, Major Ilir Beqiri.

Me prezantim të veçantë, Major Beqiri njoftoi Ministrin Mehaj me informacionet e përgjithshme për strukturën organizative dhe operacionale, të arriturat e deritashme si dhe planet e njësisë për të ardhmen.

Për t’u njohur me procesin e integrimit të pjestarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në këtë njësi, ministri Mehaj takoi disa nga ta.

Në këtë takim, në formë bashkëbisedimi u diskutua për çështjet që ndikojnë në procesin integrues në FSK.

Ministri Mehaj vizitoi poligonet e stërvitjes taktike në Cërrnushë për të përcjellë nga afër demonstrimin e aktiviteteve trajnuese sipas planit paraprak të njësisë në operacione sulmuese të këmbësorisë, inxhinierisë luftarake si dhe operacione urbane.

 Sikur në takim me stafin komando-shtabor të regjimentit, ashtu edhe me efektivët e angazhuar në aktivitetet trajnuese, ministri Mehaj shprehu vlerësimin e lartë për punën, disiplinën dhe profesionalizmin e lartë duke siguruar se me përvojën e tij profesionale dhe autoritetin e ministrit të Mbrojtjes do të intensifikoj veprimet për rrugëtimin e suksesshëm të FSK-së përpara.

Pjesëtarëve të Regjimentit të Tretë ju drejtua edhe gjeneral Hadërgjonaj, në prag të përfundimit të karrierës së tij aktive ushtarake, duke shprehur impresionet e thella  që si komandant i Forcave Tokësore ka drejtuar e komanduar ushtarakë e ushtarake të nivelit të shkëlqyer.

 Vizitën e ministrit Mehaj, stafi komandues i njësisë,  e vlerësuan lartë si mbështetje të madhe në funksion të motivimit të duhur të pjesëtarëve të FSK-së për punë të suksesshme edhe në të ardhmen. /2LONLINE.com/

Tags: aktuale FSK Ministri Mehaj Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë trajnime
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA

25 Maj, 2022

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Gushicë

25 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë në automjet

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com