DYLON

Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Gjermani

Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Gjermani
Avatar photo Redaksia

Me ftesë zyrtare nga autoritetet më të larta të Universitetit të Forcave të Armatosura – Helmut Schimdt, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Mehaj do të realizojë takim me homologen gjermane, ministren e Mbrojtjes, znj. Christine Lambrecht, takim ky i pari i një ministri të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Bundeswehr.

EkoHigjiena

Gjithashtu gjatë kësaj vizite, Ministri Mehaj do të realizoj edhe takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që organizohet nën patronatin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, në Ramstein.

Vizita e ministrit Mehaj në Gjermani, pas vizitave të ndërsjella në nivel ministrash është me rëndësi shumë të madhe për proceset zhvillimore të vendit në përgjithësi dhe për proceset zhvillimore e integruese të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në veçanti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.