• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Ministri Mehaj mori pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Redaksia 2LONLINE 23 Maj, 2022 2 min
 Ministri Mehaj mori pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot mori pjesë në mbledhjen virtuale ndërmjet ministrave të 44 shteteve të botës të organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes së ShBA, Lloyd J. Austin III, si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se që nga 24 shkurti i këtij viti ne e kemi të qartë që Rusia përbën rrezik permanent për shtetet fqinje të saj por dhe për sigurinë dhe stabilitetin në botë.

Gjithashtu, Ministri Mehaj ndërlidhi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe gjenocidi ndaj popullit ukrainas, tmerret të cilat po i përjetojnë, me atë që kemi përjetuar ne në vitin 1998/99.

Ndër të tjera, Ministri Mehaj ritheksoi përkrahjen e plotë të sanksioneve të vendeve aleate ndaj Rusisë, dhe gatishmërinë për mbështetje në koordinim me NATO-n, SHBA-në dhe BE-në, duke aluduar në strehimin e refugjatëve dhe për gazetarëve ukrainas të cilët janë të rrezikuar çdo ditë nga agresori rus.

Ai në fund ritheksoi fuqishëm, se ne jemi krah për krah me SHBA-në dhe kundër çdo kërcënimi dhe rreziku që cenon sovranitetin e shteteve demokratike.

Pjesëmarrja e Ministrit Mehaj në këtë mbledhje dëshmon fuqishëm besimin e plotë të aleatit tonë kryesor strategjik, SHBA-së, në Republikën e Kosovës, institucioneve dhe lidershipit të saj në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, paqes dhe demokracisë.  /2LONLINE/

Etiketa:Grupit të Kontaktit Mbrojtjen e Ukrainës Ministrave të Mbrojtjes Ministri Mehaj rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në fshatrat Bosce-Grizime, Strelicë, Moqar,

27 Qershor, 2022
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Rogaçicë

27 Qershor, 2022
2LTV

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022
Gjilan

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka

27 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022

Biejnë dakord për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh për të mirën e të rinjve kamenicas

27 Qershor, 2022

IKSHPK: Kujdes nga temperaturat e larta

27 Qershor, 2022

Këshilli Komunal për Sigurinë në Bashkësi e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë

27 Qershor, 2022

Policia ushtarake e FSK-së trajnohet nga karabinierët Italian

27 Qershor, 2022

Kryetari i Gjilanit përballë qytetarëve (Teatri i Qytetit, ora 18:00)

27 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com