• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Ministri Mehaj mori pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut

Redaksia 2LONLINE 29 Nëntor, 2022 3 min
 Ministri Mehaj mori pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesë të ushtruesit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, Filip Adzic, mori pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut. Me këtë rast, në fjalimin e tij para të pranishmëve, Ministri Mehaj falënderoi homologun e tij malazias, Ministrin Adzic, për ftesën dhe në të njëjtën kohë, ftoi të gjitha shtetet anëtare të Konferencës për mbështetjen e tyre në iniciativën tonë që t’i bashkohemi kësaj nisme, si anëtarë të barabartë, me të drejta të plota.

“Misioni i iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut është afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me proceset integruese në NATO, me synimin përfundimtar rritjen e sigurisë rajonale dhe forcimin e partneritetit ndër fqinjësor. Prandaj, ne e vlerësojmë shumë ftesën tuaj në këtë takim dhe në të njëjtën kohë, ftojmë të gjitha shtetet të na mbështesin në iniciativën tonë që t’i bashkohemi kësaj nisme, si anëtarë të barabartë, me të drejta të plota”, theksoi Ministri Mehaj duke shtuar se vizioni i Republikës së Kosovës është promovimi i stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm për qytetarët e saj por edhe për rajonin, Evropën dhe më gjerë.

Gjithashtu, Ministri Mehaj në fjalën e tij të potencoi se Kosova është e përkushtuar që të jetë pjesë e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë, në veçanti OKB-së, BE-së, NATO-s dhe OSBE-së, dhe e  angazhuar drejt integrimit të plotë në nismat rajonale dhe promovimit të marrëdhënieve paqësore fqinjësore me qëllim rritjen e stabilitetit dhe ruajtjen e paqes.

Më tej, Ministri Mehaj shtoi se: “pas zhvillimeve të fundit, kur vlerat e demokracisë janë sfiduar nga një doktrinë agresive nga Rusia ndaj Ukrainës, ne mbetemi vigjilentë për të koordinuar aktivitetet dhe për të treguar përkushtimin më të lartë për të punuar së bashku me partnerët dhe aleatët tanë, ndërsa presim me padurim partnerët që të aplikojnë një qasje integruese të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe në veçanti përkrahjen për integrimin e Kosovës në NATO”.

Në ekspozenë e tij, Ministri Mehaj renditi të arriturat gjatë rrugëtimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, proceset aktuale zhvillimore në avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale, si dhe objektivat strategjikë për të ardhmen, me fokus përgatitjet për pjesëmarrjen në stërvitjen më të madhe të forcave amerikane me forcat aleate ‘DEFENDER EUROPE 23’. /2LONLINE/

Etiketa:FSK Kartës së Adriatikut Konferencën Ministri Mehaj rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023

Ngritja profesionale e ushtarakëve objektivë e FSK-së

3 Shkurt, 2023

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

PDK-ja vlerëson lartë performacën e saj si partner koalicioni që bashkëqeverisë me Vetëvendosjen

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com