• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Ministri Mehaj mori pjesë në Forumin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor

Redaksia 2LONLINE 2 Dhjetor, 2022 4 min
 Ministri Mehaj mori pjesë në Forumin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor

“Republika e Kosovës si gjithmonë angazhohet maksimalisht për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global”. Ky ishte mesazhi kryesor i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë fjalimit të tij në Forumin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC+WB) të mbajtur në Vjenë para homologêve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.

Ndër të tjera, Ministri Mehaj theksoi se forumi përkatës ishte një mundësi e shkëlqyer për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të ndajmë interesat dhe qëllimet tona duke qenë së bashku në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin për Bashkëpunim të Evropës Qëndrore në fushën e mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar homologen, njëherit nikoqiren e forumit, ministren e Mbrojtjes të Republikës së Austrisë, Klaudia Tanner.

Me këtë rast, Ministrja Tanner shprehu vlerësimet e saj në lidhje me avancimet e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, qëndrimin proevropian sa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes, përmes trajnimeve të përbashkëta ndërmjet forcave të dyja shteteve.

Nga ana e tij, Ministri Mehaj falënderoi për ftesën si dhe për pjesëmarrjen e autoriteteve austriake në konferencën “FSK dhe partnerët”, për gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim, si dhe i kërkoi përkrahje për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në iniciativat rajonale, në NATO dhe BE.

Gjithashtu në margjinat e këtij forumi, Ministri Mehaj takoi edhe ministrin kroat të mbrojtjes, Mario Banozic.

Me këtë rast, Ministri Mehaj ritheksoi se miqësia me shtetin kroat daton qysh herët.

” Si dy shtete që kemi një të kaluar të ngjajshme, kuptojmë shumë mirë seriozitetin e situatës aktuale gjeopolitike dhe rëndësisë së bashkëpunimit të shteteve të Evropës në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në Ballkanin Perëndimor, aty ku vërehen haptasi tendencat e ndikimit rus” tha ai.

Në vazhdim dy ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet ministrive të mbrojtjes dhe forcave të të dyja shteteve, që do të avancoj edhe me nënshkrimin sa më parë të marrëveshjes SOFA, që do thelloj dhe konkretizoj edhe mê shumë bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime në shërbim të paqes në rajon, por edhe më gjerë.

Në vazhdim, Ministri Mehaj rikujtoi se e kaluara është mësim që nuk përsëritet më, andaj qëllimet tona janë të qarta, e ardhmja jonë është pranë familjes së madhe të Bashkimit Evropian dhe aleancës së NATO-s.

Në fund, ai ritheksoi se në rrugëtimin tonë kemi aleat Kroacinë, ashtu si edhe shumë shtete të tjera partnere që vlerësojnë pozicionimin proevropian të Republikës së Kosovës dhe të shtetasve tanë. /2LONLINE/

Etiketa:Ballkanit Perëndimor Evropës Qendrore Forumin e iniciativës Ministri Mehaj
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Për 22 muaj në FSK janë realizuar shtatë procese të gradimit dhe emërimit të ushtarakëve

31 Janar, 2023

Dhoma e Tregtisë mbështetë Ministrin Mehaj

28 Janar, 2023

Mehaj: Nuk ka sfidë që na ndalë në hapat tonë të çeliktë përpara!

14 Janar, 2023

Ministri Mehaj i ndau medaljen për shërbim të shquar Gjeneral brigade Nazmi Brahimajt

16 Dhjetor, 2022

Ministri Mehaj priti në takim Shefin e Shtabit të Ushtrisë Kroate, admiralin Robert Hranj

16 Dhjetor, 2022

Ministri Mehaj priti Kryeshefin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha

14 Dhjetor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com