DYLON

Ministri Mehaj merr pjesë në Konferencën “ISOA’2022” në Shtutgart të Gjermanisë

Ministri Mehaj merr pjesë në Konferencën “ISOA’2022” në Shtutgart të Gjermanisë
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të Shoqatës Ndërkombëtare të Operacioneve të Stabilitetit të SHBA-së, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, udhëtoi për Shtutgart, të Republikën e Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën “ISOA 2022”.

Kjo është hera e dytë që Ministri Mehaj ftohet nga lidershipi i ISOA-së i cili është asociacioni i prodhuesve më të mëdhenj amerikanë të industrisë së mbrojtjes.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj konference, Ministri Mehaj përveç prezantimit të tij në sesionet e konferencës, do të takohet edhe me personalitete të shquara ushtarake amerikane, liderë të kompanive të njohura të industrisë së mbrojtjes amerikane etj.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite, Ministri Mehaj do të takohet edhe me përfaqësues të mërgatës sonë në Gjermani përfshirë profesionistë, akademikë, studentë dhe biznesmenë etj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.