DYLON

Ministri Mehaj ka pritur një delegacion nga  Mbretëria e Norvegjisë

Ministri Mehaj ka pritur një delegacion nga  Mbretëria e Norvegjisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla, ka pritur në takim një delegacion nga Mbretëria e Norvegjisë, të kryesuar nga Kjersti C Klaeboe, drejtore e Përgjithshme e Departamentit të Politikës së Personelit, Kompetencës, Integritetit dhe Shërbimeve të Përbashkëta Ligjore të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë. Gjithashtu, pjesë e delegacionit ishte ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Norvegjinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në fushën e edukimit dhe arsimimit, si dhe arritjen e  nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve.

EkoHigjiena

Në këtë takim, Ministri Mehaj falënderoi shtetin norvegjez për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ndihmën e dhënë për luftimin e pandemisë me Covid-19, si dhe në shumë fusha tjera. Me këtë rast, u theksua se shteti norvegjez ka qenë dhe është i përkushtuar për mbështetjen në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë.

Po ashtu, pas takimit me Ministrin Mehaj, delegacioni norvegjez ka vazhduar takimin e punës me stafin drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes ku është biseduar për gjetjen e formave të konkretizimit bashkëpunimit të mëtejmë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.