DYLON

Ministri Mehaj inspektoi njësitë e FSK-së gjatë operacioneve stërvitore në kuadër të stërvitjes “Defender-Europe 21”

Ministri Mehaj inspektoi njësitë e FSK-së gjatë operacioneve stërvitore në kuadër të stërvitjes “Defender-Europe 21”
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të njohjes nga afër, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj inspektoi sot njësitë e FSK-së të angazhuara prej 10 ditësh në kuadër të Stërvitjes “Defender-Europe 21” në Babaj i Bokës.

Me këtë rast, ministri Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe atasheu amerikan i mbrojtjes, kolonel Stephen Rose u njoftua nga përgjegjësit e stërvitjes për operacionet stërvitore, bashkëpunimin e ngushtë me ushtarakët amerikanë  si dhe të arriturat dhe sfidat e identifikuara dhe vlerësuara  gjatë stërvitjes.

EkoHigjiena

Ministri Mehaj, shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për nivelin e planifikimit, organizimit dhe ekzekutimit të stërvitjes duke  shprehur besimin e plotë në realizimin e suksesshëm të qëllimit kryesor – validimin e komponentes së parë ushtarake të FSK-së për mbrojtjen e territorit.

Ai shprehu përgëzimet më të larta për nivelin e lartë profesional të pjesëtarëve të FSK-së, mbështetjen e jashtëzakonshme të ushtarakëve amerikan si dhe atë të bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.