DYLON

Ministri Mehaj inspektoi nga afër aktivitetet gjatë stërvitjes fushore “Phoenix Alfa”

Ministri Mehaj inspektoi nga afër aktivitetet gjatë stërvitjes fushore “Phoenix Alfa”
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot inspektoi nga afër ekzekutimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë Stërvitjes fushore “Phoenix Alfa”, të realizuar nga Regjimenti i Dytë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në Poligonin Stërvitor në Babaj Bokës.

Me këtë rast, përveç vizitës në vend-komandë, Ministri Mehaj i shoqëruar nga Zv. Komandanti i Forcave Tokësore, Kolonel Hysen Dreshaj, vizitoi edhe pjesëtarët gjatë demonstrimit praktik të stërvitjes.

EkoHigjiena

Për zhvillimin, objektivat e synuar të stërvitjes si dhe kapacitetet njerëzore e teknike të angazhuara, Ministrin Mehaj e njoftoi Komandanti I Regjimentit, Nënkolonel Valdet Berisha.

Nga ana e tij, Ministri Mehaj, në adresimin e tij para ushtarakëve të angazhuar, përgëzoi të gjithë duke vlerësuar angazhimin dhe konfirmimin e nivelit të lartë të disiplinës dhe profesionalizmit për arritjen e aftësive taktike operuese për realizimin e misionit dhe detyrave specifike të forcave tokësore.

Me këtë rast, Ministri Mehaj, ndër të tjera theksoi se “Phoenix Alfa” është dëshmia e radhës dhe konfirmim i fuqishëm se aftësitë dhe kapacitetet operacionale ushtarake për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit janë në shkallën e zhvillimit dhe gatishmërisë në përputhje të plotë me qëllimin tonë strategjik”.

Stërvitja fushore “Phoenix Alfa” është në kuadër të planit vjetor të stërvitjeve për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.