DYLON

Ministri Mehaj inspektoi donacionin e ri amerikan të automjeteve të blinduara ushtarake dhe stërvitjet në Poligonin e Qitjes

Ministri Mehaj inspektoi donacionin e ri amerikan të automjeteve të blinduara ushtarake dhe stërvitjet në Poligonin e Qitjes
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e vizitave nëpër njësitë e FSK-së, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të SHBA-së.

Me këtë rast , ai u prit nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu e cila e njoftoi me automjetet përkatëse si dhe destinimin e tyre aktual për qëllime trajnimi. Sipas ministrit Mehaj, sasia aktuale e automjeteve të blinduara ushtarake  ASV është vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga SHBA që do të pranohet në proces.

EkoHigjiena

Në vazhdim, Ministri Mehaj, i shoqëruar nga zv.komandanti i KDS-së, kolonel Mehmet Lladrovci, inspektoi edhe Poligonin e Qitjes së KDS-së,  ku përcolli nga afër seancën trajnuese të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me armë zjarri sipas planit paraprak të Qendrës për Stërvitje Profesionale të KDS-së.

Nga stafi përgjegjës, u njoftua me kushtet, pajisjet,  masat e sigurisë, doktrinën si dhe procedurat standarde të operimit të aktiviteteve trajnuese në Poligonin e Qitjes. Në fund ministri Mehaj, shprehu vlerësimin e tij të lartë për profesionalizmin e demonstruar duke shkëmbyer me diskutim të hapur me pjesëmarrësit edhe përvojat e tij ushtarake. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.