DYLON

Ministri Mehaj i ndau medaljen për shërbim të shquar Gjeneral brigade Nazmi Brahimajt

Ministri Mehaj i ndau medaljen për shërbim të shquar Gjeneral brigade Nazmi Brahimajt
Avatar photo Redaksia

Me rastin e pensionimit të drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka ndarë sot Medaljen ,,Shërbim i shquar”, me motivacion për performancë të veçantë gjatë kryerjes së detyrës dhe kontributin e dhënë në formimin, ristrukturimin dhe modernizimin e FSK-së.

Në pritjen e veçantë, Ministri Mehaj i shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin dhe sakrificën e madhe të tij dhe gjithë familjes në Luftën Çlirimtare si një ndër luftëtarët e parë dhe eprorët e lartë të UÇK-së, pastaj angazhimit të pandërprerë në detyra dhe përgjegjësi të larta udhëheqëse në TMK, FSK dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

EkoHigjiena

Punën, profesionalizmi dhe përkushtimin i Gjeneral Brahimajt, përgjatë gjithë periudhës së shërbimit, ka ndikuar në zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Gjeneral Brahimaj, rreth tri dekada ishte në shërbim të lirisë, pavarësisë, shtetit dhe Ushtrisë së Republikës” theksoi në adresimin e tij Ministri Mehaj.

“Gjeneral Brahimaj, Ju, familja juaj dhe gjithë Shqiponja, jeni dhe do të jeni gjithmonë të nderuara për gjithë atë që dhatë për lirinë e kombit dhe atdheut!” shkroi Ministri Mehaj në statusin e tij me këtë rast. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.