DYLON

Ministri Mehaj fton të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në Manifestimin Gjithëpopullor Tradicional “Epopeja e UÇK-së”

Ministri Mehaj fton të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në Manifestimin Gjithëpopullor Tradicional “Epopeja e UÇK-së”
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në cilësi të Kryetarit të Këshillit Organizativ fton të gjithë qytetarët e vendit, bashkëkombësit  dhe miqtë tanë ndërkombëtar për pjesëmarrje sa më masive në aktivitetet e planifikuara sipas agjendës shtetërore të Manifestimit Gjithëpopullor Tradicional në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, më 5,6 dhe 7 mars.

Manifestimi organizohet nën patronatin e Kryeministrit Kurti dhe përkujdesjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës,  dhe me pjesëmarrje të të gjitha institucioneve shtetërore, qëndrore e lokale dhe organizatave të Luftës së UÇK-së.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Ministri Mehaj fton të gjithë që sa më masivisht, të kujtojmë dhe nderojmë Epopenë e Ushtrisë së Lavdishme e Madhështore Çlirimtare të Kosovës.

“Të kujtojmë dhe nderojmë betejën unike në historinë e Luftërave Çlirimtare, jo vetëm në historinë tonë kombëtare por edhe historinë botërore, luftën dhe flijimin e pashembullt të familjes emblematike Jashari me Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe gjithë Prekazin heroik. Kurr mos të harrojmë se, duke kujtuar dhe nderuar të kaluarën e lavdishme, të tashmen dhe të ardhmen, e kemi të sigurtë!” theksoi ndër të tjera Ministri Mehaj në adresimin e tij.

Gjithashtu, në tekstin në vazhdim keni edhe Agjendë shtetërore të aktiviteteve të Manifestimit.

5 mars 2022

11:00 Ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë

12:00 Seancë solemne e Kuvendit e Republikës së Kosovës

12:00 – 15:00 Ditë e hapur për qytetarët e Republikës së Kosovës

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë

– Aktivitete me nxënës në shkollat e Republikës së Kosovës

– Seanca solemne në kuvendet komunale

6 mars 2022

09:00 Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

12:00 Homazhe në komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së

11:00 – 17:00 Instalacion me fotografi dhe video: Historia e 5, 6 dhe 7 marsit

Vendi: Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

17:00 Akademi përkujtimore Vendi: Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë.

7 mars 2022

– Ora e parë mësimore i kushtohet Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

18:00 Manifestimi “Nata e Zjarreve”, koncert në sheshin “Adem Jashari”, Skënderaj

18:00 Ndezja e flakadanëve në 7 zonat e UÇK-së dhe në Kazermën “Adem Jashari”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.