DYLON

Ministri Mehaj dhe ministrja Petrovska, nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për  bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri Mehaj dhe ministrja Petrovska, nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për  bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim zyrtar, homologen e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Ministren e Mbrojtjes, znj. Slavjanka Petrovska.

Përveç takimit kokë më kokë dhe në nivel të delegacioneve, në këtë takim u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit, lidhur me bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se me këtë Memorandum synohet të bashkërendohet dhe sinkronizohet korniza ligjore, masat, veprimet dhe aktivitetet që sigurojnë zbatimin sa më të suksesshëm të gjitha marrëveshjeve tona.

“Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut është përvojë që do të ndajmë së bashku në procesin tonë integrues euroatlantik”, theksoi ministri Mehaj me këtë rast.

Nga ana e saj, ministrja Petrovska, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy vendeve, duke ofruar përvojën e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike, në të cilat ka kaluar Maqedonia e Veriut, si dhe mbështetjen në proceset përkatëse nga niveli i vendit anëtar të NATO-s dhe vizionit për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë dhe më gjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.