DYLON

Ministri Mehaj dhe gjeneral Rama takohen me gjeneral Cavoli

Ministri Mehaj dhe gjeneral Rama takohen me gjeneral Cavoli
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim komandantin e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneral Christopher Cavoli. Me këtë rast, gjeneral Cavoli, duke uruar ministrin Mehaj për detyrën e ministrit të mbrojtjes, premtoi se SHBA, sikur deri më tash do të vazhdoj mbështetjen e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-në në procesin e zhvillimit dhe të tranzicionit në përputhje me objektivat strategjik.

Nga ana e tij, ministri Mehaj e falënderoi gjeneral Cavolin dhe shprehu mirënjohjen e thellë për SHBA-në dhe rolin e pazëvendësueshëm për vendin tonë si dhe në të arriturat e gjithmbarshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

EkoHigjiena

Ministri Mehaj, në vazhdim, theksoi se mbështetja e deritashme nga SHBA ka qenë jetike në realizimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së duke shprehur mirënjohjen e thellë për mundësinë historike të pjesëmarrjes së trupave të FSK-së në operacione jashtë vendit krahë forcave amerikane.

Gjithashtu, ministri Mehaj shprehu nderin dhe respektin e madh për përfshirjen e Kosovës në mesin e vendeve pritëse gjatë stërvitjes “Defender-Europe 21” si dhe pjesëmarrjes së trupave të FSK-së në këtë stërvitje kaq të rëndësishme për vendin dhe forcat tona.

Me gjeneral Cavolin, takim të ndarë, zhvilloi edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili falënderoi qeverinë dhe forcat amerikane për përkrahjen e vazhdueshme  për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Nga ana e tij, gjeneral Cavoli shprehu vlerësimin e tij për të arriturat e deritashme të FSK-së si dhe shkallën e implementimit të Planit të Tranzicionit drejt ngritjes të mëtejme profesionale dhe të ndërveprueshme me forcat partnere. Ai, gjithashtu çmoi pjesëmarrjen e FSK-së me kapacitete e saj në stërvitjen “Defender-Europe 21”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.