DYLON

Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari vizituan Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari vizituan Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituan Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, ku u pritën nga Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, të cilit ia uruan detyrën e tij të re.

Ministri Mehaj tha se KDS është qendër graviteti për zhvillimin profesional ushtarak të FSK-së, ku trajnimet, ushtrimet, shkollimet, specializimet ushtarake, simpoziumet, seminaret dhe kurset janë baza e misionit të KDS-së.

EkoHigjiena

Gjithashtu në takim u theksua se ngritja e kapaciteteve për ushtrime kolektive, virtuale, me simulime dhe ushtrime të vendkomandës janë prioritet i KDS-së për ndërveprim, sipas standardeve të NATO-s.

KDS-ja po rritë kapacitetet e saja me edukim profesional të nivelit të mesëm deri në gradën ushtarake të kapitenit, profilizimet ushtarake me fokus në këmbësori dhe mbështetje luftarake. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.