DYLON

Ministri Mehaj dhe gjeneral Jashari, vizitë në kampin Bondsteel

Ministri Mehaj dhe gjeneral Jashari, vizitë në kampin Bondsteel
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me gjeneralin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jasharin kanë vizituar Kampin e Bondsteel e që u priten në takim nga komandanti i grupit për mbështetjen e zonës, kolonel Matthew DiNenna.

“Së bashku shprehëm besimin dhe vullnetin e natyrshëm që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në vitin 2022”, ka shkruar ministri Mehaj në profilin e tij në facebook.

EkoHigjiena

Ja postimi i plotë:

Sot, së bashku me gjeneral Jasharin, vizituam Kampin Bondsteel ku u pritëm nga Komandanti i Grupit për Mbështetjen e Zonës, kolonel Matthew DiNenna.

Përveç tjerash, nga Kolonel DiNenna u njoftuam edhe me organizimin e kampit “Liya”, që është ngritur ekskluzivisht për akomodimin e refugjatëve afgan, para se të transferohen në vende të treta. Ndërlidhur me këtë, kolonel DiNenna shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e njësive të FSK-së në mbështetje të operacionit humanitar të NATO-s udhëhequr nga SHBA, për evakuimin e refugjatëve afgan.

Gjithashtu, Kolonel DiNenna dhe bashkëpunëtorët e tij, na njoftuan për nivelin e bashkëpunimit me autoritetet vendore qendrore dhe lokale duke theksuar veçanërisht bashkëpunimin shumë të ngushtë me FSK-në.

Së bashku shprehëm besimin dhe vullnetin e natyrshëm që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në vitin 2022.

Festat e fundvitit janë moment i veçantë për të uruar, bashkë me falenderimin e madh, miqtë tanë amerikanë dhe gjithë forcave tona aleate të KFOR-it, që larg, si dhe me mallin për familjet e tyre, i shërbejnë vendit dhe qytetarëve tanë!

Së bashku veprojmë!

Së bashku festojmë!

Sê bashku jemi më të fortë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.