DYLON

Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari finalizuan Tabelën Organizative të Personelit dhe Pajisjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari finalizuan Tabelën Organizative të Personelit dhe Pajisjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Me urdhër të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor të FSK-së, dhe bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, është realizuar dhe ka përfunduar rishikimi i organizimit të strukturës, personelit dhe të pajisjeve, në përputhje me misionin, detyrat dhe nevojat e FSK-së.

Pas analizave dhe konsultimeve në nivel të FSK-së dhe në mbështetje nga partnerët tanë strategjik u finalizua Tabela Organizative e Personelit dhe Pajisjeve (TOPP).

EkoHigjiena

Në vazhdën e implementimit të Planit të Tranzicionit dhe zhvillimit të FSK-së, Ministri i Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në pajtim me legjislacionin në fuqi, sot finalizuan Tabelën Organizative të Personelit dhe Pajisjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Të dy udhëheqësit, falënderuan dhe përgëzuan grupet punuese për angazhimin e tyre profesional drejt zhvillimit të strukturës së re. Kjo përbën një hap tejet të rëndësishëm drejt arritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së për përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.