DYLON

Ministri Mehaj dekoron gjeneralin amerikan Larry L. Henry me medaljen “Shërbim i shquar”

Ministri Mehaj dekoron gjeneralin amerikan Larry L. Henry me medaljen “Shërbim i shquar”
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim lamtumirës gjeneral brigadierin amerikan Larry L. Henry i cili përfundoi shërbimin njëvjeçar në detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it.

Me këtë rast, me protokoll ceremonial, ministri Mehaj dekoroi gjeneral Henry-n me medaljen më të lartë të tij “Shërbim i shquar” me motivacion “për bashkëpunimin shembullor me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe kontributin e madh në avancimin e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

EkoHigjiena

Nga ana e tij gjeneral Henry, theksoi se medalja e ministrit të Mbrojtjes, është nder i madh për të duke shprehur edhe kënaqësinë e tij për shërbimin në Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes. Ai uroi për të arriturat e deritashme të FSK-së dhe misionin e tyre në shërbim të sigurisë dhe qytetarëve të Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.