DYLON

Ministri Mehaj dekoroi me medaljen “Shërbim i shquar” këshilltarin ushtarak kroat, kolonel Rajko Peric

Ministri Mehaj dekoroi me medaljen “Shërbim i shquar” këshilltarin ushtarak kroat, kolonel Rajko Peric
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim të veçantë këshilltarin ushtarak kroat në kuadër të NALT-it në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Rajko Peric.

Me këtë rast, ministri Mehaj, në shenjë të mirënjohjes për angazhimin e jashtëzakonshëm  në menaxhimin  e fatkeqësisë tragjike  të javës së kaluar në Sllavonski Brod të Kroacisë, kolonelin Peric dekoroi me medaljen “Shërbim i shquar”.  Gjithashtu, ai shprehu edhe falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tij me përkushtim të lartë profesional, në këshillëdhënie për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

EkoHigjiena

Ministri Mehaj, ndër të tjera theksoi edhe njëherë vlerësimin e lartë për  lidhjen e natyrshme dhe bashkëpunimin e fuqishëm me shtetin mik kroat, të dëshmuar edhe në rastin e fatkeqësisë tragjike në Kroaci.

Nga ana e tij, kolonel Peric, shprehu përshtypjet dhe admirimin e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe vizionin e saj për të ardhmen.

Koloneli Peric, përkushtimin e tij  për mbështetje nga autoritetet kroate është duke e dëshmuar edhe në koordinimin e mbështetjes së mundshme në menaxhimin e zjarreve të ditëve të fundit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.