DYLON

Ministri Mehaj bisedoi me homologen e tij të Maqedonisë së Veriut, Ministren Petrovska

Ministri Mehaj bisedoi me homologen e tij të Maqedonisë së Veriut, Ministren Petrovska
Avatar photo Redaksia

Ministri I Mbrojtjes Armend Mehaj zhvilloi sot  bisedë me Ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, znj. Slavjanka Petrovska. me të cilën diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë.

Më pas, ata diskutuan për aktivitetet tona në kuadër të bashkëpunimit bilateral, si dy vende fqinje, duke vlerësuar se ky bashkëpunim duhet të thellohet në vazhdimësi,  në funksion të interesave të përbashkëta dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.