DYLON

Ministri Mehaj bënë homazhe pranë arkivolit të nënoficerit të lartë të FSK-së, Rreshter i Parë Besim Bajraktarit

Ministri Mehaj bënë homazhe pranë arkivolit të nënoficerit të lartë të FSK-së, Rreshter i Parë Besim Bajraktarit
Avatar photo Redaksia

Sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, para ceremonisë së varrimit, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj me stafin e tij, bëri homazhe pranë arkivolit të nënoficerit të lartë të FSK-së,

Rreshter i Parë Besim Bajraktarit, i cili u nda nga jeta para dy ditësh pas një sëmundje të rëndë.

EkoHigjiena

Ai ndau dhimbjen dhe shprehu ngushëllimet më të thella familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëluftëtarëve, shokëve e kolegëve të tij, duke vlerësuar lartë gjithë kontributin e tij atdhetar, profesional e qytetarë gjatë gjithë jetës.

Në homazhe morën pjesë edhe shumë zyrtarë e ushtarakë nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe qytetarë të shumtë.

Varrimi i Rreshter Bajraktarit do të bëhet në ora 14:00 në varrezat e fshatit Batllavë të komunës së Podujevës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.