DYLON

Ministri Maqedonci u prit në Departamentin e Luftës së SHBA-së

Ministri Maqedonci u prit në Departamentin e Luftës së SHBA-së
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të takimeve zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u prit në Departamentin e Luftës së SHBA-së, nga Ndihmës Sekretari i Luftës, Daniel Zimmerman.

Në takimin me Sekretarin Zimmerman dhe stafin e Departamentit të Luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvilluan diskutime të rëndësishme për situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe angazhimet e përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Sekretari Zimmerman vlerësoi lart rritjen e investimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbrojtje, vizionin për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si dhe në progresin që Kosova ka arritur në forcimin e kapaciteteve ushtarake. Po ashtu, ai vlerësoi vendimet institucionale të Republikës së Kosovës për angazhimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me forcat amerikane në operacionet për të mbështetur paqen, si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Gjatë takimit u diskutua edhe për projekte të përbashkëta strategjike që synojnë thellimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në NATO. Partneriteti me SHBA-në mbetet themel i sigurisë së Kosovës dhe garanci për ndërtimin e një ushtrie moderne, profesionale dhe të gatshme për të përmbushur misionin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.