DYLON

Ministri Maqedonci takoi gjeneralmajor Christian Nawrat

Ministri Maqedonci takoi gjeneralmajor Christian Nawrat
Redaksia

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Berlin (BSC), Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci zhvilloi takim me zëvendëskomandantin për Integrim në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), gjeneralmajor Christian Nawrat.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes, me theks të veçantë në planin strategjik katërvjeçar, zhvillimin e sistemit të mbrojtjes gjithëpërfshirëse, si dhe nismën ligjore për krijimin e Zonës së Industrisë së Mbrojtjes.

EkoHigjiena

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe angazhimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Kartën e Adriatikut (A5), si një hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit euroatlantik në fushën e sigurisë.

Ministri theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe forcimit të sigurisë rajonale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.