DYLON

Ministri Maqedonci priti në takim nënkolonelin britanik Mike Butler

Ministri Maqedonci priti në takim nënkolonelin britanik Mike Butler
Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci priti në takim nënkolonelin Mike Butler, këshilltar bilateral i Mbretërisë së Bashkuar, i cili vepron pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë një ndër partnerët më të rëndësishëm dhe më mbështetës të Republikës së Kosovës në çdo etapë të shtetndërtimit të saj. Kontributi i saj ka qenë i gjithanshëm – nga ndihma në ngritjen e kapaciteteve humane, logjistike dhe ligjore, deri te përkrahja e fuqishme në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e aktiviteteve të përbashkëta që po zhvillohen në kuadër të planit bilateral të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në operacionin “Interflex”, i cili përfaqëson angazhimin më të rëndësishëm aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Ministri Maqedonci dhe nënkoloneli Butler vlerësuan lart profesionalizmin dhe angazhimin e pjesëtarëve të FSK-së, ndërsa diskutuan edhe për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të reja, me qëllim që FSK të vazhdojë të jetë një kontribuuese aktive për paqe dhe siguri në nivel ndërkombëtar.

Ministri Maqedonci falenderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin e fuqishëm në ndërtimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.