DYLON

Ministri Maqedonci priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ristuccia

Ministri Maqedonci priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ristuccia
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, i cili fillimisht i uroi ministrit Maqedonci sukses në punë gjatë mandatit të tij.

Nga ana e tij, ministri Maqedonci shprehu falënderimin për vizitën e tij si dhe mirënjohjen për kontributin e KFOR-it, në shërbim të sigurisë së vendit por edhe në sigurinë rajonale. Gjithashtu, ministri Maqedonci e njoftoi Gjeneralin Ristuccia, lidhur me proceset aktuale si dhe synimet për të ardhmen, ku një ndër objektivat kryesore është integrimi në organizatat euroatlantike.

EkoHigjiena

Ndër tjerash, në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në vend, ku të dy bashkëbiseduesit e theksuan se bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më tej në kuadër të mandateve që kanë, në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.