DYLON

Ministri Maqedonci priti në takim komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi

Ministri Maqedonci priti në takim komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me zëvendësministrat e Mbrojtjes, Gegë Lleshin dhe Enis Kervan, sot u takuan me Komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi, oficer i Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me prejardhje shqiptare.

Gjatë takimit, ministri Maqedonci vlerësoi lart përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e Komandant Dervishit, duke theksuar se ai përfaqëson një shembull të fuqishëm të rolit gjithnjë në rritje të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së. Ai u cilësua si një figurë që mishëron vlerat e shërbimit, të përgjegjësisë dhe të lidershipit.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, Komandant Dervishi tha se ndihet i nderuar që ka vizituar Kosovën duke vlerësuar arritjet e vendit, veçanërisht në zhvillimin dhe avancimin e sistemit të mbrojtjes.

Ministri Maqedonci e falënderoi për vizitën dhe ritheksoi mirënjohjen e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar se SHBA-ja mbetet aleati strategjik dhe i pazëvendësueshëm i vendit tonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.